Daut Haradinaj: Ky vend ka mbetur pa Zot!

Kosova

Daut Haradinaj: Ky vend ka mbetur pa Zot!

Më: 20 prill 2015 Në ora: 22:18

Pas vendimit të Gjykatës për të liruar sot nga akuza të dyshuarit për vrasjen e Enver Zymberit, ka reaguar Daut Haradinaj, deputet i AAK-së dhe Kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj thotë se është zor të besohet në këtë drejtësi e cila po ndëshkon viktimën e jo vrasësin.

Sipas Haradinajt, Enver Zymberi është dhe do të mbetet njeri i madh i këtij vendi pa Zot!

Lexojeni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

"Pa i ditur detajet se çka në të vërtetë posedonte prokuroria, vet arrestimi dhe gjykimi i serbëve dhe në fund lirimi i tyre, dëshmon se në Kosovë vështirë të besohet se do të ketë drejtësi për qytetarët, pasi ndëshkohet viktima e jo vrasësit.

Shpresoj që drejtësia ndërkombëtare nuk do të krijon ndonjë gjyq për Heroin e Kosovës Enver Zymberi, kjo është deshmia e drejtesisë së musafirëve të ftuar nga ne.

Megjithatë Enver Zymberi do të mbetet përjetësisht njeri i madh i këtij vendi pa Zot”, ka shkruar Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat