Bahtiri dhe Shala biseduan për problemet në Lagjen e Romëve

Kosova

Bahtiri dhe Shala biseduan për problemet në Lagjen e Romëve

Më: 20 prill 2015 Në ora: 17:35

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari për komunitete, Eroll Zekerija, kanë pritur të hënën Zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Jollxhi Shala dhe përfaqësuesin e Lagjes së Romëve, Qazim Gushani.
Gjatë takimit u bisedua për çështjen e sigurisë dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët e Lagjes së Romëve.
Shala dhe Gushani shprehen shqetësimet e tyre për disa incidente që kanë ndodh kohës së fundit në këtë lagje.
Kryetari Bahtiri, u garantoj se çdo qytetarë i kësaj komune, do të jetë i barabartë me qytetarët tjerë, pa dallim etniteti dhe se çdo incident kudo që ndodh do të hetohet nga organet kompetente të sigurisë.
“Ne i dënojmë të gjitha incidentet apo aktet kriminale të çfarëdo natyre qofshin ato dhe në cilëndo lagje që ndodhin. Njëkohësisht së bashku me organet e sigurisë jemi të angazhuar për ndriçimin e të gjitha rasteve”, theksoj Bahtiri.
Me këtë rast, ai kërkoj nga përfaqësuesi i Lagjes së Romëve, që t’i aranzhoj një takim me banorët e lagjes, gjatë javës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat