Ahmeti takohet me O’Conellin

Kosova

Ahmeti takohet me O’Conellin

Më: 20 prill 2015 Në ora: 16:21

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connell.

Kryetari Ahmeti i dëshiroi ambasadorit O’Connell mirëseardhje si dhe është shprehur i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha që janë me interes të përgjithshëm.

Kryetari Ahmeti e njoftoi ambasadorin O’Connell lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet qeverisja komunale, si dhe projektet e shumta që janë të planifikuara me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Njëkohësisht, i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e informoi ambasadorin O’Connell lidhur me reformat në administratën publike, arsim, shëndetësi si dhe për reformimin e transportit publik.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend, sifdat si dhe alternativat për tejkalimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat