Rapp inkurajoi Mustafën për Gjykatën Speciale

Kosova

Rapp inkurajoi Mustafën për Gjykatën Speciale

Më: 20 prill 2015 Në ora: 15:36

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim Ambasadorin e ngarkuar për Çështje të Krimeve të Luftës, kryesues i Zyrës për Drejtësi Globale Penale në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Stephen J. Rapp.

Kryeministri Mustafa dhe Ambasadori Rapp biseduan për përparimin që është bërë në procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që përfshinë ndryshime kushtetuese dhe ligjore të nevojshme.

Sipas një komunikate të Qeverisë, Mustafa e informoi për hapat që janë ndërmarrë nga institucionet e Republikës së Kosovës në këtë drejtim.

Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe besimin në pjekurinë e institucioneve të Kosovës për të marrë vendime të rëndësishme.

Ambasadori i ngarkuar për Çështje të Krimeve të Luftës, Stephen J. Rapp, vlerësoi punën e deritashme që kanë bërë institucionet e Kosovës si dhe inkurajoi për hapat e rëndësishëm dhe të nevojshëm që duhet të ndërmerren në vijim.

Ambasadori Rapp gjithashtu shprehu interesimin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat