Thaçi do të udhëtojë në Beograd

Kosova

Thaçi do të udhëtojë në Beograd

Më: 20 prill 2015 Në ora: 15:32

Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ende ndonjë njoftim zyrtar, nga ana e Qeverisë së Serbisë....

Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ende ndonjë njoftim zyrtar, nga ana e Qeverisë së Serbisë, se me të arritur të Thaçit në Serbi, ky i fundit do të arrestohet.

Ai ka sqaruar se ata e kanë njoftuar zyrën ndërlidhëse se zëvendëskryeministri Hashim Thaçi do të udhëtojë drejt Serbisë.

“Ne kemi dërguar kërkesë, që ata ta organizojnë vizitën e Thaçit në Beograd”, theksuar Arifaj.

Ndryshe, Beogradi zyrtar ka njoftuar se në momentin që ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Hashim Thaçi do të arrestohet në momentin që do të arrijë në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat