“Marrëveshja për drejtësi diskriminon pakicat joserbe”

Kosova

“Marrëveshja për drejtësi diskriminon pakicat joserbe”

Më: 20 prill 2015 Në ora: 14:28

Zëvendësministri i drejtësisë, Lirak Çelaj ka raportuar para komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim për rreth marrëveshjes së arritur në Bruksel për drejtësi. Deputetët e komuniteteve kanë pasur vrenjtje rreth kësaj marrëveshje, pasi kanë vlerësuar se janë diskriminuar pakicat joserbe.

Kurse, zëvendësministri Çelaj tha se marrëveshja është arritur për integrimin e serbëve të veriut por kjo nuk do të thotë se në pjesën veriore nuk mund të punojnë edhe gjyqtarë, prokurorë e staf tjetër nga pakicat joserbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat