ASK mbush 12 vjet, zhvendoset në shesh

Kosova

ASK mbush 12 vjet, zhvendoset në shesh

Më: 20 prill 2015 Në ora: 13:40

Tashmë janë bërë 12 vite që kur sistemi amerikan i shkollimit funksionon edhe në Kosovë, përmes shkollës American School of Kosovo.

Shkollë kjo e cila mundëson shkollimin që nga mosha 2 vjeçare deri në moshën 18 vjeçare dhe e vetmja në Kosovë me të gjitha nivelet e shkollimit.

Kjo konsiderohet një përparësi për nxënësit kosovarë që të njihen për së afërmi me kultura të reja dhe të avancojnë më gjuhën angleze.

Organizatorja e kësaj ngjarje, Fjolla Ruhani tha se dy vitet e fundit kjo shkollë ka vendosur që të shënojë përvjetorin në mënyra krejt të ndryshme nga më herët, duke shfaqur punën e bërë në shkollë përmes ekspozitës.

Ruhani: 12 vite që ASK funksionon në Kosovë

“Arsyeja pse ne e kemi organizu këtë ekspozitë që quhet Open Day, ose me e përkthy shqip i bjen ASK feston me dyer të hapura, është bërë për shkak të përvjetorit të ASK-së. janë bërë 12 vite që ASK funksionon në Kosovë, do me thënë sistemi amerikan i shkollimit është ofruar edhe në shtetin tonë, shtetin më të ri në Evropë dhe jemi shumë të lutur që po e festojmë në një mënyrë më ndryshe. Nuk kemi dashur të vazhdojmë me performimin e shfaqjeve të ndryshme ose programit mësimor si e bëjmë zakonisht, këtë vit kemi bërë diçka më ndryshe , e njëjta ka ndodhur edhe vitin e kaluar e kemi shfaqur punën e nxënësve, arsimtarëve, mësuesve në formë të ekspozitës”, tha Ruhani.

Ruhani poashtu tha se kjo periudhë është shumë e ngarkuar sepse është periudha para regjistrimit, pastaj edhe ngjarjet që ka kjo shkollë gjithmonë në pranverë tregon intensitetin e madh të punës në ASK.

Edhe nxënësit e kësaj shkollë treguan që janë shumë të kënaqur me kushtet dhe mundësitë që ofron kjo shkollë.

Florian Fazliu tha se kjo shkollë ka arsimtarë të cilët i mësojnë mirë dhe i edukojnë mirë.

Florian Fazliu: Arsimtarët janë shumë të kulturuar

“Në shkollën tonë American School of Kosovo ka shumë kushte të mira edhe sidomos arsimtarët janë shumë të kulturuar edhe na mësojnë shumë mirë edhe qysh thash ma herët i kemi shumë kushtet e mira. i kemi krejt arsimtarët anglez dhe jam i kënaqur që jam në këtë shkollë. Nuk kemi shumë angazhime veç detyra kur na japin. Me provime nuk na lodhin”, tha ai.

Arsimtarja e dramës në ASK, Melisa Demiri Klass, u shpreh e kënaqur me punën dhe përkushtimin e nxënësve në këtë degë.

Ajo poashtu tha se ASK ofron kushte të mira për film, por që gjithmonë ka vend për përmirësime.

Demiri Klass: Viti i 6 që ASK organizon festivalin e filmit

“Festivalin e bën vetë shkolla, do të thotë është një festival që tash është viti I 6 që është bërë festivali, faktikisht ka ndodhur diku nga 18 marsi ka qenë festivali ku ne e kemi përgatitur. Normalisht kishim pas dëshirë të marrim pjesë edhe jashtë mureve të ASK-së që gjithsesi do t’i vijë koha meqenëse këtu e kemi një studio të aktrimit ku aktorët ose studentët të cilët kanë talent shkojnë aty dhe merren me aktrim, do me thënë me realizimin e disa filmave të metrazhit të shkurtër”, tha Demiri Klass.

Demiri Klass poashtu tha se ky festival mbahet një herë në vit. Ajo shtoi që kushtet janë të mira, por që gjithmonë ka vend për përmirësime.

Ajo tha se për filma duhen kamera e mikrofona në mënyrë që studentët të mësohen më punë praktike gjatë realizimit të filmave.

Klass shtoi se nxënësit janë shumë të interesuar në fushën e realizimit të filmave.

ASK njihet poashtu edhe si shkollë që u ofron nxënësve të shkollës së mesme mundësi të lehta të transferimit në shtete të ndryshme të Evropës edhe Amerikës për përfundimin e studimeve me bursa të plota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat