Diplomati Rapp, i ngarkuar për çështjen e krimeve të luftës viziton Kosovën

Kosova

Diplomati Rapp, i ngarkuar për çështjen e krimeve të luftës viziton Kosovën

Më: 20 prill 2015 Në ora: 13:10

Ambasadori amerikan, Stephen Rapp i ngarkuar për çështjen e krimeve të luftës, mbërrin sot në Kosovë për të nisur një vizitë zyrtare ku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe me liderë të tjerë kosovarë.

Stephen Rapp avokat i njohur është i ngarkuar për çështje të krime të luftës në Zyrën për Drejtësi Globale Penale në Departamentin amerikan të Shtetit.

Rapp në këtë vizitë shoqërohet nga zyrtari politik në Ambasadën e SHBA në Kosovë, Bryan Marcus dhe Theodore Senasu, nga Zyra për Drejtësinë Ndërkombëtare Penale në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat