Nëse Thaçi shpallet non-grata në Serbi, atëherë edhe Vuçiçi do të shpallet non-grata në Kosovë!

Kosova

Nëse Thaçi shpallet non-grata në Serbi, atëherë edhe Vuçiçi do të shpallet non-grata në Kosovë!

Nga: Diana Bunjaku Më: 20 prill 2015 Në ora: 10:58

Politika e Serbisë po e skandalizon demokracinë perëndimore dhe në Kosovë ka rihapur dilemat se çfarë rruge, duhet të ndjekin shqiptarët në raport me Serbinë?

Afrimi tejet i madh i Kosovës, përkatësisht bërja e një varg marrëveshjesh që ishin në dobi të serbëve, nuk i mjaftuan Serbisë, por ajo i rikthehet egërsisë së saj, madje ndaj partnerit kryesor në vitet e fundit, Hashim Thaçit, për të cilin ka përgatitur si kundër shpërblim arrestimin e tij.
Vizita e mundshme e Thaçit në kryeqytetin serb, vjen pas vizitës zyrtare të homologut të tij, Ivica Daçiq, në Prishtinë në konferencën “Western Ballkans’ 6”, ku morën pjesë ministrat e jashtëm dhe të transportit, të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor

Duke folur rreth kësaj çështje, analisti politik Nexhmedin Spahiu, thotë për “ Bota sot” se pas deklaratave të serbëve, rreth arrestimit të z. Thaçit po qese ai viziton Beogradin, atëherë edhe shteti i Kosovës duhet t'i bëjë menjëherë një aktakuzë Vuçiçit si bashkëpunëtor i Sheshelit, gjatë kohës së luftës së Kosovës, dhe të ndjek reciprocitet.

“Ministria e jashtme e Kosovës duhet të deklarojë se nëse zv/kryeministri i Kosovës shpallet non-grata në Serbi, atëherë edhe kryeministri i Serbisë, do të shpallet non grata në Kosovë”, thotë Spahiu.

Ai thotë se kjo kundërpërgjigje do të vlejë për aq kohë për liderët e Serbisë, aq sa zgjat edhe ky qëndrim për zv/kryeministrin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat