Së shpejti me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore

Kosova

Së shpejti me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore

Më: 19 prill 2015 Në ora: 22:52

Eshtrat mund të mos janë vetëm ushqim për qentë endacakë. Edhe në rast të ngordhjeve të kafshëve, ato do të mund të riciklohen.
Këto punë ka gjasa të bëhen në Kosovë, nëse realizohet plani i Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e një fabrike për përpunimin e mbetjeve shtazore.
Ky projekt do të kushtojë 7.7 milionë euro, ndërkaq kostoja arsyetohet me rëndësinë që ka për kosovarët.
“Është profitabile dhe e shëndetshme”, thotë Valdet Gjinovci, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Për makinerinë kanë menduar përfaqësuesit e Komisionit Evropian që ndanë edhe shumicën e mjeteve për ndërtim të fabrikës. E, për lokacion u zgjodh një pjesë e tokës në fshatin Korreticë e Ulët, përballë parkut të Biznesit në Drenas.
Vetë lloji i fabrikës, sipas Gjinovcit, kërkon një lokacion të tillë, pasi në të do të bëhen përpunime të çdo lloj mbeturine shtazore për përfitim të proteinave të ndryshme.
Në këtë fabrikë që planifikohet të ndërtohet brenda një viti planifikohet të punësohen rreth 60 punëtorë. /Klan Kosova/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat