Haradinaj për takimin me Mustafën: Nuk folëm për protestën

Kosova

Haradinaj për takimin me Mustafën: Nuk folëm për protestën

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:59

Vetëm një ditë pas protestës së opozitës, sot u takuan kryeministri Isa Mustafa dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.
Megjithatë, pas takimit u tha se biseda mes tyre nuk kishte të bënte asgjë me protestën e opozitës, të thirrur për, siç është thënë, kundër kapjes së shtetit.

Haradinaj po ashtu tha se ky takim nuk do ta zmbrapsë opozitën nga kërkesat e protestuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat