Thaçi: Përkundër ngecjeve, Marrëveshja me Serbinë solli përfitime afatgjata për Kosovën

Kosova

Thaçi: Përkundër ngecjeve, Marrëveshja me Serbinë solli përfitime afatgjata për Kosovën

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:27

Numri dy i Qeverisës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar 2 vjetorin e Marrëveshjes të nënshkruar në cilësinë e kryeministrit në bisedimet me Serbinë në Bruksel.

Thaçi, tash zëvendëskryemistër dhe ministër i jashtëm, ka thënë se Marrëveshja siguroi zhbërjen e strukturave ilegale paralele të Serbisë dhe europianizimin e Ballkanit. Përkundër ngecjeve, ai është i bindur se marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do t’i sjellin Kosovës përfitime afatgjata.

“Dy vite më parë e nënshkruam marrëveshjen historike të Brukselit me të cilën siguruam zhbërjen e strukturave ilegale paralele të Serbisë dhe europianizimin e Ballkanit”, ka shkruar Thaçi.

“Përkundër ngecjeve, suksesi i pamohueshëm i marrëveshjes ka sjellë përfitime afatgjate për tërë Kosovën e rajonin dhe është bërë shembull botëror i zgjidhjes së problemeve me dialog”, ka shtuar më tej.

Thaçi ka kujtuar edhe policin Enver Zymberi, që u vra në aksionin e ndërmarrë nga Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri të vendit.
“E Në këtë përvjetor dëshiroj ta përkujtoj Enver Zymberin, i cili e dha jetën në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, por prej të cilit edhe lindi procesi që shtriu pushtetin e Kosovës gjithandej vendit dhe afroi Kosovën në prag të BE-së”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat