Komunat t’i zbatojnë projektet kapitale

Kosova

Komunat t’i zbatojnë projektet kapitale

Më: 19 prill 2015 Në ora: 18:54

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Qeverisje Lokale (IQL), Besnik Tahiri, ka kërkuar nga komunat e Kosovës që urgjentisht ta nisin zbatimin e projekteve kapitale.

Ai ka vlerësuar se komunat mund të zhvillohen vetëm duke u bazuar në shfrytëzimin e duhur dhe të “shëndoshë” të kapaciteteve të tyre ekonomike.

“Zhvillimi dhe mirëqenia duhet të kalojë nëpërmjet planifikimit më të mirë nga ana e institucioneve komunale për të arritur te qytetari. Fatkeqësisht, plani i zbatimit të projekteve kapitale nëpër komuna vazhdon të zvarritet për shkak të mungesës së planit efikas të prokurimit dhe procedurave që po ngufatin fillimin e punimeve. Në qoftë se vazhdojnë zvarritjet e implementimit të projekteve kapitale me këtë avaz, të jeni të sigurt se suficitin e kemi në derë edhe në këtë vit”, ka shkuar Tahiri në profilin e tij në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat