Ahmeti: Martirët dhe dëshmorët janë vizionarë dhe projektues të vendit tonë

Kosova

Ahmeti: Martirët dhe dëshmorët janë vizionarë dhe projektues të vendit tonë

Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:19

Nën kujdesin e kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot është mbajtur Akademi Përkujtimore në Qendrën Kulturore “ Tahir Sinani”, me rastin e 16 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve në komunën e Lipjanit.

Qytetarët e komunës së Lipjanit, dhe fshatrave të tjerë përreth, sot në akademinë e mbajtur në ambientin e qendrës kulturore “ Tahir Sinani” në Lipjan, kanë përkujtuar 16-vjetorin e masakrave dhe terrorit të kryer nga forcat serbe në komunën e Lipjanit.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se vitet 1998 e 1999, kanë lanë gjurmë të thella në jetën tonë, në familjet tona, në shoqërinë tonë, në vendin tonë.
“Sot, po i bashkëndjejmë dhimbjet me familjaret e martirëve dhe dëshmorëve , kur 16 vite më parë, ata humbën më të dashurit e tyre”.
Kështu është shprehur kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, në shënimin e 16 vjetorit të rënies së martirëve dhe dëshmorëve në Komunën e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti tha se, ne po i rikujtojmë sot, martirët dhe dëshmorët në gjithë territorin e komunës së Lipjanit, me gjithë sublimitetin e tyre të madh, me gjithë ëndrrën e tyre shekullore për liri dhe pavarësi.
“Ne sot këtu, në këtë 16 vjetor çlirimi, jemi bashkë me idealet e martirëve dhe dëshmorëve tanë, jemi sot këtu , me jetësimin dhe përjetësimin e tyre të përhershëm, për ndërtimin e vendit tonë, ata kanë rënë për lirinë e vendit tonë, gjaku i tyre është dritë , andaj nuk mund t’i shohim vetëm si dëshmor e martirë, ata janë vizionarë e projektues të vendit tonë” , tha ai.

Kreu i Lipjanit po ashtu ka theksuar idealet e martirëve dhe dëshmorëve do të realizohen vetëm atëherë kur arrijmë ta ndërtojmë vendin, duke shënjuar progres , kur jeta e gjithsecilit është përmirësuar, atëherë kemi realizuar idealet e dëshmorëve dhe martirëve tanë.

Fjalë rasti pati edhe përfaqësuesi i fshatit Hallaq i Vogël, Agim Buzuku, ai tha se të dëshmorët dhe martirët, janë gurëthemeli i vendit tonë, kujtimi për ta, do të ruhet ndër breza.
Akademia është përmbyllur me program të pasur kulturo- artistik, me shfaqjen e filmit dokumentar , kushtuar të rënëve në fshatin Hallaç i vogël, recital nga Qëndresa Gashi, dhe nxënësit e shkollës fillore “ Ismail Luma” janë paraqitur me këngë korale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat