Ujësjellësi Rajonal Prishtina njofton se për shkak të punimeve teknike - vazhdimit të punimeve për realizimin vendosjes së kyçjeve shtëpiake, të hënën, 20 prill 2015, disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa furnizim me ujë.
Konsumatorët e Zonës Qendër të lagjes “Bregu i Diellit”, lagjes “Aktash 1 dhe 2”, Konviktet, shkolla fillore “Ismail Qemajli” dhe të gjitha çerdhet dhe institucionet e tjera që janë me lokacion brenda për brenda lagjeve të lartëcekura se të hënën, më 20 prill 2015, duke filluar nga ora 10:00-15:00 do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm.
“Shkak i kësaj ndërprerje uji, janë punimet e fazës së dytë të investimeve, më konkretisht, vazhdimi i punimeve për realizimin e vendosjes së kyçjeve të reja shtëpiake në lagjet e lartcekura”, bëjnë të ditur ujësjellësi.
Thonë se punimet teknike të fazës së dytë të investimeve janë duke u zhvilluar me shpejtësi dhe janë pothuajse në përfundim, sidomos në lagjen “Aktash” dhe “Bregu i Diellit” në Prishtinë.