Haki Demolli i përgjigjet Armend Zemajt: Nuk i frikësohem SHIK-ut

Kosova

Haki Demolli i përgjigjet Armend Zemajt: Nuk i frikësohem SHIK-ut

Më: 19 prill 2015 Në ora: 15:48

Pas goditjes së fuqishme që deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i dha ministrit të FSK-së, Haki Demolli, ka reaguar ky i fundit. Përmes një postimi në Facebook, Demolli ka thënë se ai është i pavarur në qëndrimet e tija, dhe nuk i frikësohet as SHIK-ut, e as askujt tjetër.
Lexojeni të plotë shënimin e Demollit:
Të nderuarë miq,
Në shenjë respekti dhe përkujtimi për betejën e Kosharës dhe kontributin e jashtëzakonshëm të komandantëve dhe heronjëve të kombit Agim Ramadani dhe Sali Çekaj, këtyre ditëve nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Z. Isa Mustafa, është organizuar manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”. Në kuadër të këtij manifestimi, me dt. 09.04.2015 është mbajtur akademia përkujtimore dhe janë organizuar homazhe në varrezat e dëshmorëve të rënë në Koshare.
Kurse me dt. 11.04.2015, është organizuar akademia përkujtimore për Komandanin Agim Jashari, ndërsa sot është organizuar akademia përkujtimore për Komandantin Sali Çekaj. Për këtëo dy akdemi përkujtimore, nga ana e Kryeministrit Isa Mustafa, jam caktuar që si Ministër i FSK-së të mbajë nga një fjalë rasti.
Dhe vërtetë, konform marrëveshjes me kryeministrin Mustafa, unë në praninë e familjarëve të heroit Sali Çekaj, qindra familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, veteranëve të UCK-së, ministrave, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryetarëve të komunave, aktivistëve të cështjes kombëtare dhe të pranishmëve të tjerë, në emër të Qeverisë së Kosovës kam mbajtur një fjalë të rastit në përkujtim dhe respekt të heroit të popullit Sali Çekaj dhe të bashkëluftëtarëve të tij, pjesmarrës në Betejën e Kosharës.
Ndonëse një numër i madh i të pranishmëve në këtë Akademi përkujtimore më përgëzoi për fjalimin, si një fjalim tejet objektiv, përmes të cilit u përshkrua në mënyrë tejet objektivi jeta dhe vepra e Komandanit Sali Çekaj, si dhe u fol gjërë e gjatë për aktivitetin politiko-ushtarak të heroit kombëtar Sali Çekaj.
Por për habinë time personale e besoj edhe habinë e shumë pjesëmarrësve të kësaj akademie përkujtimore, menjëherë pas fjalimit, u prononcua publikisht Armend Zemaj, deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili në pronocimin e tij u shfrytëzua me disa të pavërteta, me qëllim të denigrimit të fjalimit tim në këtë akademi.
Për hirë të së vërtetës unë po citojë pjesë nga pronencimi i deputetit Zemaj, ku ndër të tjera ai thotë: “Paramendo një Minister i LDK-së, si Minister i FSK-së, nuk ka guxim të theksoj në terminologjinë e tij fjalen FARK apo edhe të përmend emrat e Komandantëve si Ahmet Krasniqi e Tahir Zemaj si epror dhe bashkëluftëtare të Sali Çekajt e Agim Ramadanit.. Frika e tij nga eproret e SHIK-ut tregon ligësin dhe mashtrimin e elektoratit Rugovian..”,
Lidhur me një deklaratë të tillë të Zemajt, e më qëllim të pasqyrimit të së vërtetës dhe vetëm të vërtetës, pa lënë hapsirë të ndonjë keqkuptimi, për qytetarët e Kosovës në përgjithësi dhe të simpatizantëve dhe anëtarësisë së LDK-së, unë do t’i komentojë dhe do të ofrojë fakte, lidhur me dy insinuata të deputetit Zemaj:
1. Deputeti Zemaj, thotë se kinse unë nuk kam guxuar të përdorë gjatë fjalimit tim “terminologjinë FARK”, unë për hirë të së vërtetës, do të citojë disa pjesë nga fjalimi im, në bazë të cilave shihet se unë gjatë fjalës sime në vazhdimësi kam theksuar se Beteja e Kosharës është përgatitur, udhëhequr dhe zhvilluar nga Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës (FARK-ut).
Citoj “Deri në Epopenë e marsit të vitit 1998 të cilën e udhëhoqi komandanti legjendar Adem Jashari, Sali Çekaj do të vazhdonte aktivitetet e kombinuara politiko- ushtarake me aktivistët e LDK-së si në diasporë ashtu edhe në Kosovë, me qëllim të përgatitjes për luftën clirimtare të armatosur, e cila sipas tij në ato rrethana ishte e pa shmangshme. Me fillimin e luftës clirimtare në Kosovë, Sali Çekaj u rreshtua në rradhët e Forcave të Armatosura të Minsitrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Pas përgaditjeve të përshpejtuara në bazat ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës që gjendeshin në Shqipëri, Saliu në pranverën e vitit 1998, hyri në Kosovë për të operuar në Rrafshin e Dukagjinit.” …”Pas Ofensivës së armikut të shtatorit 1998, Komandant Saliu me bashkëluftëtarët e tij Agim Ramadani, Rrustem Berisha e shumë oficerë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, do të rigrumbullojë ushtarët e Brigadës 138, për t’i stërvitur dhe përgatitur për njërin prej operacioneve dhe betejave më të lavdishme të clirimtarëve të Kosovës.”
2. Insinuata e dytë e deputetit Zemaj, është se kinse unë frikësohem nga eprorët e SHIK-ut dhe në këtë mënyrë mashtroi elektoratin Rugovian. Unë përmes kësaj shkrese ia bëjë me dije deputetit Zemaj, se jam një ish deputet, një ministër aktual i cili gjatë gjithë jetës së vet ka pasur dy parime kryesore të angazhimit: a) parimin e ndershmërisë dhe b) parimin e përkushtimit.
Andaj pikërisht për shkak të këtyre dy parimeve, e sidomos për shkak të faktit që askush në këtë botë, nuk mund të më etiketojë për ndonjë veprim të kundërligjshëm apo ndonjë keqpërdorim apo bashkëpunim dhe malverzime me ndonjë organziatë qoftë legale apo ilegale (përfshi këtu edhe SHIK-un), unë jam plotësisht i pavarur dhe nuk i frikësohem askujt gjatë paraqitjeve publike në pasqyrimin e bindjeve dhe mendimeve të mija lidhur me dukuritë e ndryshme politike, përfshirë këtu edhe respektin dhe përkujtimin e heronjëve kombëtar dhe betejave të tyre të zhvilluara për clirimin e vendit tonë. E poqëse, dikush ka ndonjë fakt apo argument me të cilat do të mund të kontestonte, këto vlerësime rreth punës dhe angazhimit tim, atëherë e ftoi që ato t’i bëjë publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat