Haradinaj: Beteja e Kosharës kulm i shtëpisë sonë

Kosova

Haradinaj: Beteja e Kosharës kulm i shtëpisë sonë

Më: 19 prill 2015 Në ora: 15:10

Nën antonimin e Himnit Kombëtarë, filloj sot edhe Akademia Përkujtimore për heroin Sali Çekaj. Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, është organizuar edhe kjo akademi.

E gjitha kjo në kuadër të manifestimit “Ditët e Shqipes”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerësoi lartë luftën e heroit Sali Çekaj, duke thënë se edhe Pavarësia e Kosovës do të ishte më ndryshe nëse nuk do të kishte ndodhur kjo betejë.

“Është vështirë me fjalë me e shpreh dhe me e sjell sot figurën e Sali Çekajt. Mendoj se Sali Çekaj bëri atë që pak kishin mujt me bo. I ruajti gjithë ato që i kishte akumulu gjatë gjithë jetës së vetë dhe i dha në ato ditë. Epopeja e Kosharës është kulmi i shtëpisë sonë. Pa këtë luftë edhe shtëpia jonë do të ishte ndryshe”, tha Haradinaj gjatë kësaj akademie./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat