Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e nesërme

Kosova

Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e nesërme

Më: 19 prill 2015 Në ora: 14:39

Ngjarja e paralajmëruar nga një grup individësh për ditën e nesërme, e quajtur sipas tyre “Dita e Kanabisit”, parashihet të zhvillohet nesër në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Policia e Kosovës, e cila ka dalë me një plan operativ për ndaljen e këtij eventi, që sipas tyre është i jashtëligjshëm.

Ajo thotë se nuk do ta tolerojë asnjë individ që për arsye personale apo kolektive do ta bëjë konsumimin e kanabisit.

“Njoftojmë të gjithë ata individë apo grupe që bien ndesh me ligjin do të përballen me masat sanksionuese që parashihen në ligjet e aplikueshme”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Policia, gjithashtu, ka bërë të ditur se është në dijeni për organizimin e këtij eventi dhe gjatë ditës së nesërme do të jetë në aksion në rast të konsumimit të lënmdëve narkotike.

“Blerja, posedimi, shpërndarja e pautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge është vepër penale e sanksionuar me ligj, prandaj PK-ja në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë me aksione për parandalimin e këtyre dukurive”, ka shtuar Hoxha.

“Share/Love - 4/20 Prishtina” është emri i eventit të krijuar në Facebook, i cili përshkruan ngjarjen që jozyrtarisht njihet si “Dita Ndërkombëtare e Kanabisit”.
Ardhjen në këtë event e kishin konfirmuar rreth pesë mijë persona.

Ndryshe, termi 4/20 për herë të parë është përdorur në San Rafael, Kaliforni të SHBA-ve, në vitin 1971. Një grup njerëzish në San Rafael asokohe kanë pasur në plan që të kërkojnë për disa bimë kanabisi, për të cilët ata kishin dëgjuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat