Nesër, disa lagje të Prishtinës pa ujë

Kosova

Nesër, disa lagje të Prishtinës pa ujë

Më: 19 prill 2015 Në ora: 14:28

Për shkak të punimeve teknike - vazhdimit të punimeve për realizimin vendosjes së kyçjeve shtëpiake, nesër disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë gjatë ditës.

Siç njofton KUR ”Prishtina” nesër (20 prill) nga ora 10:00-15:00 do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët e Zonës Qendër të lagjes “Bregu i Diellit”, lagjes “Aktash 1 dhe 2”, Konviktet, shkolla fillore ”Ismail Qemajli” dhe të gjitha çerdhet dhe institucionet e tjera që janë me lokacion brenda për brenda këtyre lagjeve.

Shkak i kësaj ndërprerje uji, janë punimet e fazës së dytë të investimeve, më konkretisht, vazhdimi i punimeve për realizimin e vendosjes së kyçjeve të reja shtëpiake në këto lagje.

Punimet teknike të fazës së dytë të investimeve janë duke u zhvilluar me shpejtësi dhe janë pothuajse në përfundim, sidomos në lagjen “Aktash” dhe “Bregu i Diellit” në Prishtinë, njofton Ujësjellësi “Prishtina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat