Dështon integrimi i shqiptarëve të Luginës

Kosova

Dështon integrimi i shqiptarëve të Luginës

Më: 19 prill 2015 Në ora: 14:26

15 vite pas përfundimit të luftës së armatosur në Luginën e Preshevës, shqiptarët e kësaj zone vazhdojnë të përballen me diskriminim dhe probleme të shumta politike, sociale, ekonomike dhe të sigurisë

Përkundër gatishmërisë së tyre për përfshirje në institucionet shtetërore, një gjë e tillë pengohet ndërsa pengesat nuk mund t`i tejkaloj as bashkësia ndërkombëtare.

Ndonëse kanë kaluar pesëmbëdhjetë vite pas rënies së pushtetit diktatorial në Serbi, dhe hartimit të një Plani për revitalizim të Luginës së Preshevës, nga vet qeveritarët serb në vitin 2001, megjithatë integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore mbetet larg realitetit.
Nënkryetar i Komunës në Preshevë, Skender Destani, ndonëse e vlerëson të vonuar integrimin ai shprehet tejet pesimist që Serbia ka gatishmëri të bëjë një gjë të tillë.

Për Ragmi Mustafën, kryetar i Grupit të Këshilltarëve komunal të PVD-së në Bujanoc, forma e vetme e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore do të ishte ajo kushtëzimit.

E për njohësin e çështjeve politike në Luginë, Armend Aliu, çështja e mosintegrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore është shumë dimensionale në kuptimin pengesave në këtë proces.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës, për kundër faktit që janë shumicë në rajon, janë fare pak ose tërësisht në mënyrë simbolike të përfshirë në institucionet e rëndësishme shtetërore. Në polici, gjyqësi, shërbimin kadastral, shërbimin e tatimeve, në dogana dhe institucionet tjera, aktualisht punojnë pak shqiptarë, ndërkohë që numri i tyre me kohë vazhdon të zvogëlohet, ndërsa nuk lejohet plotësimi vendeve të nevojshme, në rast të largimit të ndonjë shqiptari nga këto institucione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat