Malisheva bëhet me kamera të sigurisë

Kosova

Malisheva bëhet me kamera të sigurisë

Më: 19 prill 2015 Në ora: 13:07

Në stacionin e autobusëve në Malishevë, ditën e djeshme janë vendosur kamera sigurie.

Sipas punëtorëve të këtij institucioni, kjo po bëhet që të rritet niveli i sigurisë në këtë pjesë sepse nuk e mbulojnë vetëm stacionin, mirëpo këto kamera arrijnë të kapin edhe pamje të tjera që e rrethojnë stacionin e autobusëve në Malishevë.

Sipas tyre niveli i zbulueshmërisë së rasteve pas këtij veprimi ka shënuar ngritje dhe nëpërmjet kamerave duan të përcjellin se çka po ndodh, e që është në siguri dhe dobi të stacionit të autobusëve.

Portali “7Ditë.info”, ka qenë afër gjatë montimit të këtyre kamerave dhe deri tani janë vendosur tri kamera dhe varësisht nga nevoja për të vendosur edhe më shumë.

Nuk dihet se sa para i kushton buxhetit të komunës pagesa për këto mjete, ndërkohë, nuk dihet po ashtu edhe për sa kohë ata do të qëndrojnë dhe nga kush do të mirëmbahen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat