A do të reflektojë pozita brenda dy javëve?

Kosova

A do të reflektojë pozita brenda dy javëve?

Më: 19 prill 2015 Në ora: 08:58

Partitë opozitare në protestën e djeshme i kanë dhënë ultimatum qeverisë që brenda dy jave ti plotoësojë kërkesat e tyre.

Mirëpo qeveria shpesh herë ka thënë se nuk u frigohet ultimatumeve të opozitës.

Madje krerët më të lartë të shtetit i kanë duartorkitur protestës paqësore të opozitës, e cila për dallim nga protestat e më parshme kaloj pa incidente.

Qeveria tani mbrenda këtij afati dy javor do të duhet të gjejë zgjidhje për kërkesat e opozitës, ndryshe udhëheqësit e paritve opozitare në deklaratat e tyre kanë thënë se protestat do të vazhdojnë në rast se nuk do të plotësohen kërkeësat e tyre.

Opozita sikurse në rastin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq po kërkon shkarkimin e ministrit Hajredin Kuqi, dhe dorëheqejne e Enever Hasanit nga Gjykata Kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk janë kundër fuqizimit të institucioneve të Kosovës, por institucionet nuk mund të forcohen kur përdoren për pasurim privat.

” E vetmja mënyrë që të forcohen institucionet, është që ato të jenë vërtet demokratike, përfaqësuese, politike, profesionale. Të zhduket prej tyre lokalizmi, nepotizmi, klanizimi dhe klientelizmi. Me nepotizëm nuk ka institucione. Me hajna nuk ka shtet. Me PDK e LDK nuk ka shtet”, është thënë në një deklaratë të kësaj lëvizje.

E krejt qka mebetet të shihet është se çfarë do të bëjë pozita benda kësaj periudhe prej 2 javësh që i ka dhënë kohë opozita që të marrë ndonjë vendim karshi kërkesave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat