A do të jenë këta liderët e ardhshëm politikë?

Kosova

A do të jenë këta liderët e ardhshëm politikë?

Nga: Hava Orana Më: 19 prill 2015 Në ora: 08:46

Ndryshimin që nuk e bën dot zgjedhjet e përgjithshme, duekt se do e bëjnë ato brenda partake, madje veq se kanë filluar.

Në zgjedhjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, u ndërrua lideri i kësaj partie, Albin Kurti, duke u zëvendsuar me deputetin Visar Ymeri.

Ndryshime të ngjashme priten të ndodhin edhe tek partitë tjera, kur ato të organizojnë zgjedhjet.

Kështu, Behxhet Pacolli ka deklaruar se nuk do të jetë në krye të partisë së themeluar nga vetë ai, Aleanca Kosova e Re, ndërsa këtë pozitë pritet ta zë Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e komunës së Gjakovës e cila është deklaruar si kandidate.

Ndërkaq ai që flitet se nuk do e lë pozitën e liderit, është lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai asnjëherë nuk është deklaruar se do të heq dorë nga pozita e liderit, por edhe atëherë kur duhet ta bëj e ka afër vëllaun e tij, deputetin Daut Haradinaj që mbase mund të marr këtë pozitë.

Shumë shpejt priten të mbahen zgjedhjet edhe brenda Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat duhet patjetër të sjellin ndryshime. Përderisa lideri i kësaj partie, Hashim Thaqi pretendon të jetë President i vendit, ai në të njëjtën kohë nuk mund të jetë edhe lider partie. Andaj më i afërti i tij që mund ta zë pozitën e të parit të PDK-së është më i përfoluri kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës janë ato që përfolen më së shumti. Ndonëse ka shumë pakënaqësi brenda LDK-së, ende nuk ka dal dikush që do e sfidonte për kryetar Isa Mustafën. Megjithatë njëra ndër kundërshtarët më të fuqishme ka dal të jetë deputetja Vjosa Osmani, që mbase mund të jetë edhe kundërkandidate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat