Thaçi nuk do të shkojë në Beograd!?

Kosova

Thaçi nuk do të shkojë në Beograd!?

Më: 18 prill 2015 Në ora: 23:23

Meqë thuhet se do të arrestohej menjëherë nga Policia e Serbisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të gjitha gjasave nuk do të shkojë më 23 prill në Beograd në konferencën për integrimin evropian të organizuar nga OJQ-ja "Këshilli i Rinisë së Arsimit". Zyrtarët serbë thonë se nëse futet në Serbi ish-lideri i UÇK-së, atëherë duhet të zbatohen “ligjet dhe Thaçi të sillet para drejtësisë”, shkruan Vecernje Novosti.
“Nëse dikush e thyen ligjin dhe ka indikacione se po, dihet se çfarë ndodhë atëherë. Duhet të sillemi në përputhje me ligjin”, ka thënë zëvendëskryeministrja serbe, Zoran Mihajloviq.

Diplomacia e Brukselit thotë se vizita eventuale mund të bëhet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

“Gjatë dialogu u ra dakord që procedurat e vizitave reciproke të zyrtarëve serbë dhe të Kosovës të zgjidhen përmes zyrtarëve ndërlidhës”, ka thënë zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Kocijancic.

Kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, ka thënë se me rastin e vizitës duhet të respektohet procedura: “Është e rëndësishme që të dy palët të bëjnë përpjekje për të zbatuar atë që pajtuan me Marrëveshjen e Brukselit”, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Michael Kirby, i pyetur se çfarë ai mendonte për vizitën, u përgjigj: “E inkurajoj bashkëpunim rajonal. Në këtë aspekt është bërë një përparim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat