Shah-mati i Hashim Thaçit, 16 mijë “Like” në Facebook

Kosova

Shah-mati i Hashim Thaçit, 16 mijë “Like” në Facebook

Më: 18 prill 2015 Në ora: 22:31

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i priti me sportivitet protestat e sotme nga partitë opozitare.
Ai sot e vizitoi familjen e tij në Burojë, me ç’rast postoi edhe një fotografi duke luajtur shah me të atin e tij dhe duke u dëfryer me pjesëtarët e tjerë të familjes.
Kjo fotografi e Thaçit ka marrë mbi 16 mijë pëlqime në rrjetin social Facebook për më pak se dy orë, një shifër gati 7 herë më e madhe se numri i protestuesve të sotëm në rrugët e kryeqytetit.
Thaçi është përndryshe edhe politikani më i votuar në Kosovë dhe numri i votave të tij tejkalon edhe numrin e përbashkët të votave te tre liderëve të sotëm të opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat