Gashi: Protestuesit nuk dolën për shkak të milionerëve Haradinaj e Limaj

Kosova

Gashi: Protestuesit nuk dolën për shkak të milionerëve Haradinaj e Limaj

Më: 18 prill 2015 Në ora: 21:46

Analisti Shkëlzen Gashi thotë se pjesëmarrja e ulët në protestën e sotëm ka ardhur pasi që aty morën pjesë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj.

Sipas tij, këto dy lider janë milioner dhe si të tillë qytetarët nuk i donë, prandaj ky ishte shkaku që pati numër të vogël të protestuesve.

Ai tutje për Klan Kosova ka thënë se këto dy partitë AAK dhe Nisma po të kishin mundësi ende do ta kapnin RTK-në dhe të punësonin familjar, kurse Vetëvendosje po ta kishte mundësi do të fuste aty militantë.

Edhe analisti tjetër Bajrush Morina vlerësoi se qytetarët nuk iu besojnë atyre që thonë këta tre lider. Bile ai ironizoi edhe me keq duke thënë se “sot as Zoti nuk ishte me opozitën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat