​Ahmeti flet për bashkimin kombëtar dhe pranon se ndjehet i turpëruar

Kosova

​Ahmeti flet për bashkimin kombëtar dhe pranon se ndjehet i turpëruar

Më: 18 prill 2015 Në ora: 21:03

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se ndihet i turpëruar për gjendjen e varrezave të dëshmorëve të kryeqytetit dhe premton se do punojë për t’i rregulluar ato.

Në një Akademi Përkujtimore në kuadër të aktivitetit “Ditët e Krenarisë”, tha se Kosova nuk është shteti e as Prishtina nuk është komuna që dëshmorët e deshën.

Foli edhe për Bashkimin Kombëtar. Ahmeti tha që nëse tani nuk arrihet të bëhet, mjafton që kjo ide të qohet një hap para.

E komandanti i luftëtarëve të Gollakut, Adem Shehu përmendi edhe Gjykatën Speciale. Tha se nëse ata kanë punë me këtë pjesë, ai është adresa ku mund të drejtohen.

Ahmeti tha se përulet para veprës së dëshmorëve.

Ahmeti: Ata sakrifikuan jetën, ne duhet të qojmë amanetin e tyre një hap para

Video

“Ata sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë që njeriu mund ta ketë, e ajo është të japin jetën për komb, për atdhe, dhe të gjithë ne që vijmë pas tyre, sakrificat tona janë të minimale dhe shumë të vogla. Ne kur mendojmë se po punojmë shumë e po lodhemi, janë sakrifica minimale krahasuar me ato që kanë dhënë dëshmorët, martirët dhe veteranët e invalidët e UÇK-së......Ne si detyrë, posaçërisht politikanët e kemi që të mundohemi që me atë që po e quaj sakrificë minimale ta qojmë një hap para amanetin e atyre që dhanë jetën për këtë shtet, pra, në vend që vetëm të flasim në akademi përkujtimore, është që të punojmë çdo ditë që amanetin dhe qëllimin e tyre ta qojmë një hap para. Ne ndodhsha nuk mundemi ta qojmë deri në fund por nuk duhet ndalur të paktën për një hap para”, tha ai.

Ai bëri thirrej nga të gjithë që të punohet dhe të qohet para ekonomikisht vendi e edhe të bëhet bashkimi kombëtar.

Ai është zotuar se do të bëjë çmos që varrezat në Komunën e Prishtinës të mos jenë më ashtu si tani.

Ahmeti: Duhet punojmë që ta qojmë deri në fund bashkimin kombëtar

“Të gjithë kemi dëshirë që ta qojmë para, ta bëjmë më të fortë ekonomikisht,m e pse jo edhe drejt realizimit të ëndrrës tonë kombëtarë, të cilën ju e dini që dëshmorët e dhanë jetën për këtë flamur, e ne duhet të punojmë që edhe ta qojmë shtetin para edhe ta qojmë bashkimin kombëtarë deri në fund, ndoshta ne nuk mund ta bëjmë, por duhet tua lëmë të tjerëve më të afërt këtë qëllim sesa e kemi gjet ne. Vizitova varrezat sot dhe u ndjeva i turpëruar për gjendjen e tyre, në Velani kanë qenë kompetenca të përziera, por në Marevc është për tu turpëruar....thash që do të bëjë çmos që varrezat dhe dëshmorët kudo që janë ne t’i respektojmë”, tha Ahmeti.

Ndërsa komandant Adem Shehu thotë se atë kohë njerëzit e Gollakut gjatë luftës pritën qytetarë në Oda, ndërsa vet kanë fjetën në pleh.

Sipas tij, atë kohë u krijua një ushtri në pushtim, për t’i treguar Serbisë se ky vend ka burra.

Si njeri me Akademi Ushtarake tha se në Gollak pati luftime të ashpra.

Gjykatën Speciale sa i përket Gollakut, ia tregoi adresën për gjithçka.

Shehu: Ja ku më kanë mua nëse u duhet ndonjë gjë

“Tash na u krijua edhe kjo Gjykata ekstra për pjesën e Gollakut mos jepni informacion të gjithë gjuani tek mua”, tha ai.

Ndërsa, Sabit Krasniqi përfaqësues i luftëtarëve tha se varrezat janë në gjendje tepër të keqe dhe bëri thirrje te të gjithë që të bëjnë më shumë, sidomos për dëshmorët.

Krasniqi: Ftojë institucionet të bëjnë më shumë për dëshmorët

“Një komb që nuk i respekton vlerat e veta, vlerat e luftës, çdo herë tjetër është i dënuar t’i përsëritet historia. Prandaj, thirri dhe bëjë mesazh që institucionet tona të bëjnë më shumë për vlerat e tyre, e sidomos për dëshmorët”, tha ai.

Ndryshe, Prishtina ka 67 dëshmorë të rënë në luftën e fundit në Kosovë, kjo sipas listave të vjetra./KP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat