Krasniqi pyet: Moral, ku je?

Kosova

Krasniqi pyet: Moral, ku je?

Më: 18 prill 2015 Në ora: 19:32

Jakup Krasniqi, nga Nisma për Kosovën, tha se u protestua për shkapjen e shtetit, te institucioneve kushtetuese, te institucioneve publike, e për pavarësinë e Sistemit të Drejtësisë.
“Sot më shumë se kurrë u pa se cilat medie të ‘pavarura’ financohen nga shteti i privatizuar nga krerët e partive private që po e keq qeverisin vendin?

Sot u pa se edhe ‘intelektualë’ të ‘pavarur’ dhe të gjithë ata që financohen nga shteti i kapur, sesi sulmojnë qytetarët protestues, në emër te një ‘pastërtie’ false. Në ditë të tilla, është rasti që të shihet fytyra e se cilit mashtrues “më mirë në rrashtë se në pasqyrë”.

Te njëjtit, jo pak herë deri tani kanë folur e shkruar sesi është kapur shteti. Kur vjen koha që te protestojnë për shkapjen e tij, bëhen mburojë e shtetit të kapur?!

Këta njerëz me ketë ‘moral’ për ku janë nisur?

Ndoshta janë nisur deri te donacionet e marra nga ish shefi apo shefat! Ky farë soji janë armiqtë e ndryshimit, guximit qytetarë e të demokracisë. Këta janë argatët e vazhdimit të agonisë në Republikën e Kosovës. Të se paku mos të na përrallisin nëpër gazeta a portale!

Epo, moral ku je? A nuk u ngopem me moralin e dyfishtë te intelektualit tonë, në medie apo universitet në 70 vjetet e fundit?! Aty ku duhet të përgatitet ardhmëria e këtij vendi?! Aty ku përgatiten vizionarët e shtetit.

O njerëz, sot është obligimi qytetar, shkapja e shtetit nga Isa e Hashimi”, thotë Krasniqi në një shkrim të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat