LDK me proces të mbarë në Gjilan

Kosova

LDK me proces të mbarë në Gjilan

Më: 18 prill 2015 Në ora: 16:57

Dega e LDK-së në Gjilan, ka konstatuar se kjo parti në këtë komunë po vazhdon të ecë mbarë në procest e saj.

Në një komunikatë të lëshuar për media, thuhet se janë mbajtur disa kuvende të nëndegëve, të cilat janë vlerësuar si të suksesshme.

“LDK vlerëson se në përgjithësi ka një përfaqësim të mirë të strukturave që kanë kontribuar në LDK që nga themelimi, ndërsa kemi përfaqësim edhe nga shumë kuadro të reja, të cilët iu kanë bashkangjitur këtij procesi”, thuhet në komunikatë.

Kjo degë ka ftuar gjithë qytetarët, gra e burra, të rinj e të reja, që të marrin pjesë ne proces edhe në nëndegët tjera, me qëllimin e mirë që LDK në zgjedhjet e ardhshme të jetë edhe më e fuqishme, me fitore plebishitare.

“Procesi zgjedhor i nëndegëve të LDK-së në Gjilan do të përmbyllet brenda muajit prill, ndërsa në fillim të majit pritet të mbahet Kuvendi zgjedhor i Degës, ku do të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re”, përfundon komunikata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat