Jakobson: Këtu investuam 500 mijë dollarë për trashigiminë

Kosova

Jakobson: Këtu investuam 500 mijë dollarë për trashigiminë

Më: 18 prill 2015 Në ora: 16:18

Tracey Ann Jacobson përuroi objektin e verarisë së vjetër në fshatin Hoqë e Madhe.

Ajo këtu është shprehur e kënaqur me punën që është bërë për ruajtjen dhe restaurimin e objekteve të trashigimisë kulturore.

"Jam shumë e lumtur që po përurojmë projektin e fundit dhe të vazhdueshëm në Hoqën e Madhe. Per 14 vite ne kemi investuar afër 500 mijë dollarë, ne trashigiminë kulturore të këtij vendi të vogël por mjaftë të pasur, duke përfshirë restaurimin e kishës së Shën Jovanit dhe Shën Stefanit. Sot po përurojmë edhe zyrtarisht qendrën e re ku njerëzit mund të mblidhen dhe të mësojnë për historinë e Hoqës së Madhe, dhe të mësojnë një nga gjërat më të preferuara të miat që është vera. Jamë e lumtur të them që kemi pasur një bashkpunim të mirë dhe të gjatë me komunën e Rahovecit me kryetarin dhe nënkryetarin në veqanti. Veqanërisht jam e lumtur për fillimin e implementimit të ligjit për Hoqën e Madhe. Kam qenë këtu jo vetëm si ambasadore por gjithashtu edhe si turiste. Është tërësisht një vend I veqant dhe meriton përkujdesjen dhe vëmendjen përsa i përket ruajtjes se trashigimisë kulturore", ka theksuar Jakobson.

Restaurimi i këtij objekti ka kushtuar rreth 190 mijë dollarë ndërsa projekti është implementuar nga CHWB-ja. Përfaqësuesi i kishës ortodokse në Hoqë të Madhe, ka falenderuar ambasadoren amerikane dhe të gjithë operatorët që mbeshtetën këtë project, ndërsa kërkoi përkrahje edhe në të ardhmen. Jakobson sot në Rahovec, nuk pranoi t'i përgjigjej asnjë interesimi të gazetarëve për aktualitetet në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat