Prishtina përkujton dëshmorët

Kosova

Prishtina përkujton dëshmorët

Më: 18 prill 2015 Në ora: 08:48

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Prishtinë, Shoqatën e Invalidëve të Luftës, dega në Prishtinë dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, dega në Prishtinë, organizojnë aktivitetin “Ditët e Krenarisë” përmes së cilit do të përkujtohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës të rënë në luftën e fundit në Kosovë.

Aktivitetet që do të shënojnë këtë organizim kanë filluar dje me turnirin në futboll të vogël dhe vazhdojnë deri më 23 prill.

Më poshtë e gjeni të plotë përmbledhjen e aktiviteteve.

E shtunë, 18 prill 2015 -“Homazhe, dhurimi i gjakut, akademi për dëshmorët”

10:00 Homazhe në ‘Varrezat e Dëshmorëve”

Vendi: Velani – Prishtinë.

10:30 Nderim te shtatorja e Zahir Pajazitit.

11:35 Dhurimi i gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”

12:00 Tubim përkujtimor dhe homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”.

Vendi: Marec

12:00 Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”

Vendi: Barilevë

12:00 Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”

Vendi: Prapashticë

12:30 Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”

Vendi: Canaj

13:00 Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”

Vendi: Orllan

13:00 Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”

Vendi: Dabishec

13:30 Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”.

Vendi: Mramor

14:00 Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”

Vendi: Sharban

14:15 Homazhe në “Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve”.

Vendi: Makoc

18:00 Akademia për dëshmorët

Vendi: Ndërtesa e re e Komunës (Arbëri, ish Dragodan)

E hënë 20 prill 2015, - “Shenjëtari”

16:00 Gara në “Shenjëtari”

Vendi: “Pallati i Rinisë”

21 – 23 prill, - Vizita përkujtimore”

10:00 Vizita përkujtimore në vendin e rënies së dëshmorëve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat