Gjykata Speciale votohet në maj

Kosova

Gjykata Speciale votohet në maj

Më: 18 prill 2015 Në ora: 08:22

Në pjesën e parë të muajit maj në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet formimi i Gjykatës Speciale, e cila do të jetë sfida më e rëndësishme e “koalicionit të madh” në këtë nomenklaturë. Deri në atë kohë, pritet që në Kuvend të kthehen edhe deputetët e Listës Serbe, në mënyrë që të garantohen votat për formimin e këtij Tribunali.

Për votimin e kësaj Gjykate, e cila ekskluzivisht do të merret me gjykimin e ish-guerilëve të pensionuar të UÇK-së, janë deklaruar kundër partitë opozitare edhe disa nga deputetët e koalicionit. Ndërsa, që kjo Gjykatë të themelohet me iniciativën e Prishtinës zyrtare duhen dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës (81 nga 120).

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, dje zyrtarisht nisi takimet me shefat e grupeve parlamentare të partive të përfaqësuara në Kuvend për t’ua sqaruar atyre procesin dhe konsekuencat e mundshme nëse nuk formohet Specialja.

Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve opozitare ia kanë bërë të qartë shefes së shtetit se nuk do ta mbështesin këtë proces, pasi, sipas tyre, formimi i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë është padrejtësi për vendin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat