Ta pastrojmë Prizrenin në Ditën e Trashëgimisë Botërore

Kosova

Ta pastrojmë Prizrenin në Ditën e Trashëgimisë Botërore

Më: 18 prill 2015 Në ora: 08:14

Duke u nisur nga fakti se në një nga monumentet kulturore me të rëndësishme të qytetit të Prizrenit dhe Kosovës, peizazhi, është prekur në një mënyrë të pakëndshme dhe mbeturinat janë të gjithëpranishme, të hedhura poshtë shpateve, Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, Komuna e Prizrenit dhe Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, ka organizuar një aksion të pastrimit në pjesën e Nënklasë në qytetin historik të Prizrenit.

Aksioni i pastrimit do të realizohet nga vullnetarët e iniciativës "Ta Pastrojmë Kosovën" në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë Komunale për shërbime publike të Komunës së Prizrenit, Dokufestin, Këshilli Rinor i Veprimit në Komunën e Prizrenit dhe nxënës të shkollave.

Aktiviteti fillon në mesditë në Kalanë e këtij qyteti. Për të shenduar kështu Ditën e trashëgimisë Botërore.

Iniciativa ‘Ta pastrojmë Kosovën” vlerëson se fortifikatat e Kosovës si ajo e Prizrenit, janë burime të pashfrytëzuara plotësisht në funksion të turizmit kulturor në Kosovë dhe kanë nevojë për një konservim të përmirësuar dhe integrim në planifikimin e peizazhit dhe trajtimit urban.

Në një njoftim të tyre thuhet se bashkëpunimi ndër-sektorial i partnerëve të ndryshëm nga institucionet, shoqëria civile dhe sektori privat është një zgjidhje dhe nevojë e kohës.

Vlerësojnë se Dita Ndërkombëtare të Monumenteve dhe siteve e cila festohet çdo vit me 18 prill në tërë botën, është rast i mirë të shfrytëzohet për të demonstruar kujdesin dhe dashurinë që kemi për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Edhe pse UNESCO promovon mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë në Listën Botërore,kjo ditë nuk është vetëm për monumentet e listuara nga UNESCO, por shpërfaqë shqetësimet e të gjitha vendeve të trashëgimisë kulturore dhe peizazheve me rëndësi ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale. Ketë vit shënohet edhe 50-vjetori i ICOMOS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat