Ymeri fton qytetarët për protestë

Kosova

Ymeri fton qytetarët për protestë

Më: 17 prill 2015 Në ora: 22:24

Kreu i Vetëvendsojes, Visar Ymeri, ka shprehur bindjen se institucionet e Republikës duhet t’i kenë në qendër qytetarët: vullnetin e tyre politik, interesat e tyre kolektive ekonomike, barazinë e tyre

Por sipas tij, institucionet e kapura i kanë në qendër zaptuesit: interesat e tyre politike, përfitimet e tyre personale ekonomike e financiare, vendosjen e tyre mbi ligjin, luksin e tyre të përdalë.

"Institucionet e Republikës duhet t’i kenë në qendër qytetarët: vullnetin e tyre politik, interesat e tyre kolektive ekonomike, barazinë e tyre para ligjit, mirëqenien e tyre sociale.

Institucionet e kapura i kanë në qendër zaptuesit: interesat e tyre politike, përfitimet e tyre personale ekonomike e financiare, vendosjen e tyre mbi ligjin, luksin e tyre të përdalë.

Institucionet e Republikës duhet ta luftojnë varfërinë përmes uljes së papunësisë, të ofrojnë shërbime me çmim real e të përballueshëm për qytetarët, arsim e shëndetësi për të gjithë, ndjekje të kriminelëve e drejtësi të barabartë për të gjithë, siguri për qytetarët, rritje të pronësisë publike në ekonomi, hapësirë tregu për prodhimet vendore.

Institucionet e kapura punësojnë familjarë (motra e vëllezër, vajza e djem, kusherinjë e miq) të zaptuesve e bashkëpuntorë të klaneve të tyre, kujdeset për maksimalizim profiti për oligarkët afaristë të vendit e të huaj, mbrojtje të krimit e arsyetim të tij, polici private për zaptuesit, privatizim të publikes për përfitime private, uzurpim tregu për importet e oligarkëve/zaptuesëve.

Zaptuesit janë pakicë, por të organizuar.

Qytetarët janë shumicë që duhen bashkuar.

Nesër, e shtunë 18 prill, në ora 14 shihemi në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Të bashkuar kundër zaptimit e zaptuesëve", ka shkruar Ymeri në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat