Rugova: Isa Mustafa favorit i padiskutushëm për kryetar të LDK-së

Kosova

Rugova: Isa Mustafa favorit i padiskutushëm për kryetar të LDK-së

Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:38

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, beson se Isa Mustafa do të zgjedhet edhe për një mandat në krye të kësaj partie.

Sipas tij, disponimi i elektoratit në teren është që Mustafa të udhëheq LDK-në edhe për katër vjet.

“Pres që ai ta shpallë kandidaturën, dhe sa po e shoh unë në bazë të atmosferës dhe në bazë të zgjedhjeve në fazën e nëndegëve, besoj që Isa Mustafa do të jetë i përkrahur bindshëm për kryetar të LDK-së”, ka thënë Rugova.

Rugova nuk sheh rrezik nga ndonjë kandidaturë e mundshme nga të pakënaqurit e LDK-së. “Nuk shoh kandidatë me të favorshme për kryetar të LDK-së sesa Isa Mustafa dhe është mirë që ai të jetë kryetar edhe për katër vjet dhe unë e mbështes atë”, ka thënë ai.

LDK është në fazën finale të përfundimit të procesit zgjedhor. Në fund të muajit Maj, do të mbahet Kuvendi zgjedhor në të cilën pritet të zgjedhjet edhe kryetari i ri.

Deri me tani, të paktën zyrtarisht asnjë anëtarë i LDK-së nuk shpallur kandidaturën e tij për të parin e kësaj partie.

Ndërsa kohëve të fundit janë shtuar pakënaqësitë në disa degë të LDK-së në Prishtinë, Podujevë dhe Gjakovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat