'Nëse nuk votohet Gjykata Speciale, Kosova do të pësojë'

Kosova

'Nëse nuk votohet Gjykata Speciale, Kosova do të pësojë'

Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:23

Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, u ka rikujtuar deputetëve se nëse nuk e votojnë Gjykatën Speciale, Kosova do të pësojë, pasi Këshilli i Sigurimit mund ta krijojë një tribunal për të.

Ajo ka potencuar se në këtë rast shteti i saj do të jetë i pafuqishëm për të bllokuar iniciativën e kahershme të Rusisë për këtë çështje.

Ndërkohë, duke folur për protestën e së shtunës, ajo porosit protestuesit të mos përdorin dhunë, por t`i adresojnë çështjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat