Bahtiri takoi sërish me përfaqësuesit e “Kroit të Vitakut”

Kosova

Bahtiri takoi sërish me përfaqësuesit e “Kroit të Vitakut”

Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:12

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka takuar sërish të premten përfaqësuesit e lagjes “Kroi i Vitakut”, me të cilët ka biseduar rreth procesit të rindërtimit të shtëpive në këtë lagje të pjesës veriore të qytetit.
Kryetari Bahtiri ju tha pronarëve të shtëpive që janë planifikuar të rindërtohen, se në ndërkohë ka pas zhvillime të papritura që janë reflektuar negativisht në situatën e përgjithshme politike e të sigurisë. Ai përmendi incidentet e fundit në veri, siç ishte therja me thikë e një serbi, rrahjet e dy të rinjve shqiptarë dhe të një boshnjaku, si dhe rasti më i rënd ai i zhdukjes së 17-vjeqarit nga Suhadolli, Sead Alushi.
“Kam shpenzuar shumë kohë lidhur me këto incidente, me qëllim që situata të mbetet nën kontroll dhe të mos eskaloj. Kam takuar disa herë dhe kam biseduar me kryetarin e Komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, i cili ka shpreh gadishmërin e tij dhe është angazhuar konkretisht, bashkë me mua për zbardhjen e këtyre incidenteve dhe për mbajtjen e situatës nën kontroll. Nuk kam harruar assesi edhe çështjen e rindërtimit të shtëpive tuaja, por duhet të kuptojmë se këto ishin raste që kërkonin angazhim të përhershëm. Edhe kryeministri ka pas shumë ngjarje dhe ka qenë tepër i angazhuar, kështu që të gjitha këto kanë ndikuar që të mos gjendet kohë për mbajtjen e takimit të paraparë, midis ne dy kryetarëve dhe kryeministrit Mustafa”, tha kryetari Bahtiri.
Në vazhdim të takimit, kryetari Bahtiri kontaktoj me telefon me kryetarin Rakiq, i cili po ashtu bisedoj edhe me pronarët e shtëpive që duhet rindërtuar që ishin bashkë me kryetarin. Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, kërkoj nga pronarët shqiptarë të shtëpive që janë në plan për tu rindërtuar në Kroin e Vitakut, që tu jepet mundësi edhe një jave për ta realizuar takimin e lartpërmendur dhe për të marrë një vendim.
Ai ju premtoj atyre përmes telefonit se deri në përfundim të javës së ardhshme do të ketë një zgjidhje që do të jetë në favor të të gjitha palëve në Kroin e Vitakut.
Përfaqësuesit e kësaj lagje, duke shpreh besimin ndaj kryetarit Bahtiri, por edhe ndaj Rakiqit, u dakorduan që të presin deri në fund të javës së ardhshme, megjithëqë than se janë lodhur nga pritjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat