Limaj takim me strukturat e degëve e nëndegëve të Nisma-s në Therandë

Kosova

Limaj takim me strukturat e degëve e nëndegëve të Nisma-s në Therandë

Më: 17 prill 2015 Në ora: 19:54

Kreu i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka vazhduar të takohet me strukturat udhëheqëse të NISMA-s nëpër degë.

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, Sekretari i NISMA-s, Bilall Sherifi, Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA-s, Valdete Bajrami, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së partisë, sot kanë takuar strukturat e degëve dhe nëndegëve të NISMA-s për Kosovën në Therandë, ku janë pritur nga kryetari i degës z. Shaban Gollopeni, dhe udhëheqja e degës së NISMA-s në Therandë.

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, në këtë takim ka falënderuar drejtuesit e kësaj dege për punën që po bëjnë, në forcimin e strukturave të NISMA-s në Therandë.

Edhe në këtë takim, kryetari Limaj, ka folur për situatën politike në vend, veçmas për protestën kundër kapjes së shtetit, që mbahet më 18 Prill në Prishtinë, ku ka bërë thirrje për pjesëmarrje masovike, për të protestuar paqësisht.

Kryetari Limaj tha se ne do dalim bashkë si opozitë, ne dënojmë gjuhën kërcënuse e cila u përdor dje në Parlament, nga koalicioni qeveritar, një gjuhë e cila ju shkon më tepër rexhimeve që kanë frigë nga zëri i qytetarëve, një gjuhë jo demokratike, gjuhë e cila dëshmon se janë kapur institucionet e shtetit, ata nuk munden të dalin të thonë mos dilni në protesta, dhe për këtë dalin dhe kërcënojnë, e në fjalorin e tyre ka nervozizëm dhe frigë, dhe atë e përdorin edhe tek qytetarët duke mos iu dhënë të drejtë për protestë.

Ftoj të gjithë ju që e keni kuptuar se partitë në pushtet vizion kanë mashtrimin, ti bashkohemi së bashku protestës madhore të 18 Prillit, pra të protestojmë në mënyrë paqësore, kundër kapjes së shtetit nga pushteti, tha kryetari Limaj

Ndërsa, kryetari i degës së NISMA-s për Kosovën në Therandë, Shaban Gollopeni, tha se NISMA në Therandë është duke bërë maksimumin e saj, për tu angazhuar në forcimin e strukturave, dhe në ngritjen e zërit ndaj qeverisjes jo të mirë, në në Therandë.

Gollopeni ka folur edhe për protestën që mbahet nesër në Prishtinë, ku tha se strukturat e NISMA-s në Therandë janë duke u mobilizuar shumë për t’iu bashkuar nesër protestës, kundër kapjes së shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat