Veseli priti ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë

Kosova

Veseli priti ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë

Më: 17 prill 2015 Në ora: 17:38

Bashkëbiseduesit vlerësuan se midis Kosovës dhe Hungarisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira, por u shtrua nevoja që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovës dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Duke e uruar ambasadorin Markusz për detyrën e re në krye të misionit diplomatik hungarez në Kosovë, kreu i Kuvendit të Kosovës vlerësoi lart mbështetjen e deritashme të Hungarisë për Kosovën në shumë fusha, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në procesin e integrimeve euro-atlantike.

Ambasadori hungarez i konfirmoi kryetarit Veseli përkushtimin e tij dhe të qeverisë që ai përfaqëson, për të vazhduar mbështetjen për Kosovën, veçanërisht në kuadër të Bashkimit Evropian.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se midis Kosovës dhe Hungarisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira, por u shtrua nevoja që bashkëpunimi ekonomik të intensifikohet. Në kuadër të kësaj, u shtruan mundësitë për rritjen e investimeve hungareze në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat