Jahjaga takon shefat e GP për Gjykatën Speciale

Kosova

Jahjaga takon shefat e GP për Gjykatën Speciale

Më: 17 prill 2015 Në ora: 17:01

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me shefat e grupeve parlametare të Kuvendit të Kosovës të cilët i ka informuar për hapat e deritashëm të ndërmarrë në procesin e krijimit të Gjykatës Speciale.

Njoftimi i bërë nga zyra për media e Presidencës, thotë se zonja Jahjaga e ka ritheksuar se krijimi i kësaj gjykate “nuk e vë në pikëpyetje luftën e lavdishme të UCK-së, por është një proces që ka të bëjë me individë të caktuar”.

“Alternativa tjetër e cila është përcaktuar për Kosovën, unë them se është alternativë shumë e rrezikshme për Kosovën që të kalohet në Këshillin e Sigurimit dhe unë besoj se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesit e popullit të Kosovës, që janë deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta gjejnë kurajon dhe guximin që të mos shkojnë asaj rruge, por ta përmbushin atë obligim ndërkombëtar që ne e kemi marrë si shtet”, citohet më tej Jahjaga.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat