Veseli: Nderimi për të rënët është që sot mos ta keqpërdorim lirinë

Kosova

Veseli: Nderimi për të rënët është që sot mos ta keqpërdorim lirinë

Më: 17 prill 2015 Në ora: 15:55

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të njëzet e një martirëve të fshatit Cikatovë të Drenasit ku tha se nderimi më i madh për të rënët është që sot të mos e keqpërdorim lirinë.

Sipas Veselit, pas 16 vitesh ata u kthehen familjarëve dhe atdheut të tyre.

“Kosova, 16 vite më parë, po përjetonte dramën më të rëndë në historinë e saj, gjenocidin, të cilin përgjatë një shekulli e projektuan qeveritë e ndryshme të nacionalizmit ekstremist serb dhe pas 16 vitesh ata u kthehen familjarëve dhe atdheut të tyre. Por, Kosova mbijetoi dhe sot kur jemi të lirë duhet të mos harrojmë për asnjë moment çmimin që është dashur të paguajmë për lirinë tonë. Nderimi më i madh për të rënët tanë është që sot të mos e keqpërdorim larine”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat