O’Connell konfirmon mbështetjen e Britanisë së Madhe për Kosovën

Kosova

O’Connell konfirmon mbështetjen e Britanisë së Madhe për Kosovën

Më: 17 prill 2015 Në ora: 15:12

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, të cilin e ka uruar për detyrën e re dhe e ka falënderuar për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Duke qenë mirënjohës për përkrahjen e fuqishme britanike edhe ndaj agjendës evropiane të Kosovës, ministri e ka njoftuar atë me reformat e ndërmarra dhe hapat tjerë që pritet të ndërmerren nga Qeveria, me qëllim të avancimit të procesit integrues. Lidhur me këtë, ka potencuar se këtë vit prioritet për Kosovën janë liberalizimi i vizave si dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“MSA-ja ka një rëndësi të veçantë për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe tani ne jemi duke lëvizur para në këtë drejtim dhe pritet që nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të ndodh sipas dinamikës së dakorduar mes Kosovës dhe BE-së . Ky do të jetë një hap i ri dhe i rëndësishëm në procesin reformues të Kosovës”, ka thënë Çollaku.

Kurse ambasadori O’Connell, ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj procesit integrues të Kosovës në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat