Kërkohet unifikimi i arsimit mbarëshqiptar

Kosova

Kërkohet unifikimi i arsimit mbarëshqiptar

Më: 17 prill 2015 Në ora: 15:10

Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të unifikuar arsimin në dy vendet por kërkohet që shqiptarët kudo që janë të thyejnë kufirin në fushën e arsimit.

Kështu u tha në takimin e përbashkët të dy komisioneve parlamentare për arsim, shkencë e kulturë që u zhvillua në Kosovë. Më tej u tha se marrëveshjet e arritura që nga viti 2006 e së këndejmi duhet të jenë në fokusin e këtyre komisioneve për tu monitoruar dhe vëzhguar për atë se sa po gjejnë zbatim në praktik.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë , Tekonoligji, Kulturë, Rini dhe Sport Nait Hasani, ka thënë se takimi ishte i frytshëm dhe se pret që marrëveshja e 23 marsit që është nënshkruar në Tiran nga dy qeveritë për unifikimin e arsimit në mes dy shteteve të realizohet, për çka premtoj angazhim të këtyre dy komisioneve.

Hasani: Takim i frytshëm

“Një marrëveshje e fushës tonë që është shumë premtuese dhe ne jem të interesuar që pikërisht ato marrëveshje t’i realizojmë në praktik, si në fushë praktike dhe harmonizimin e ligjeve të arsimit, para universitar, universitar dhe të shkencës, teknologjisë, prandaj takimi ynë ishte sot një takim shumë I frytshëm dhe uroj që kësi takime të kemi më shpejtë dhe të nxisim angazhimin tonë të përbashkët për një angazhim tonë, jemi një komb”, tha Hasani.

Ndërsa kryetari i komisionit parlamentar për Arsim dhe Medie i Kuvendit të Shqipërisë, Genc Pollo ka thënë se duhet përcjell ndikimi që këto marrëveshje kanë në jetën e nxënësve dhe studentëve të të dyja shteteve.

Pollo: Detyrë e komisionit të ndjek zbatimin e marrëveshjeve për arsim

“Vendet tona kanë një histori ndoshta jo shumë të gjatë por gjithsesi intensive të shkëmbimeve dhe të marrëveshjeve në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës. Marrëveshje të tilla janë bërë në vijim, duke filluar nga viti 2006 dhe pastaj me Kosovën e pavarur. Por është detyrë e legjislativit e deputetëve që të ndjekin zbatimin e tyre që të ndjekin impaktin konkretë që ato kanë në jetën e nxënësve në jetën e studentëve, në jetën e shoqërive tona”, deklaroi Pollo.

Ai më tej theksoi se edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës , duhet të inkorporohen në këto marrëveshje.

E për të treguar gjendjen e arsimit në luginë, ishte ftuar kryetari i Preshevës, Jonuz Musliu, i cili ka njoftuar anëtarët e të dyja komisioneve parlamentare, lidhur me gjendjen e renduar të arsimit në këtë vend, për çka tha se që nga viti 1974 planprogramet dhe librat shkollor nuk janë rifreskuar.

Musliu ndër të tjera kërkoi angazhim më të shtuar të të dyja vendeve për shqiptarët e kësaj pjese.

Musliu: Është koha që të thyhen kufijtë

“Zotëri Hasani ,ma qenë para pak kohe në Luginë të Preshevës, është njoftuar me realitetin e arsimit shqip në Prishtinë, dhe ish ministri Pollo situate është e rëndë, është e vështirë. Kur dihet shumë mirë se nxënësit në Luginë të Preshevës, sidomos të shkollës së mesme mësojnë me literature të viteve 74’ta, pra ne jemi shumë mbrapa ku kërkuam edhe tani që së paku të jenë pjesë edhe Shqipëria edhe Kosova sidomos për vitin 2015-2016. Sa i përket shkollimit fillor rreth 40 për qind janë përkthye tekstet shkollore, por jo në mënyrë profesionale, kanë përkthye njerëzit jo në mënyrë të duhur. Mendoj që është koha dhe moment që shqiptarët kudo që jenë në kufi, në fushën e arsimit. Mendoj që është koha dhe moment që të thyhen kufijtë”, theksoi Musliu.

Ndryshe komisioni parlamentar për Arsim dhe Medie i Shqipërisë, në këtë vizitë zyrtare që po i bën Kosovës, gjatë ditës pritet të ketë edhe aktivitete të tjera. A/Sahiti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat