Haradinaj: Nesër protestohet paqësisht dhe dinjitetshëm. Dilni edhe ju!

Kosova

Haradinaj: Nesër protestohet paqësisht dhe dinjitetshëm. Dilni edhe ju!

Më: 17 prill 2015 Në ora: 15:04

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se demokracia nuk është vetëm e drejtë për të hedhur votat tona në kutitë e votimit. Edhe protesta është demokraci.

“Sot, në Kosovë, e drejta për t’u angazhuar në procesin politik dhe vendimmarrës përmes dialogut brenda institucioneve shtetërore, është shndërruar vetëm në një paradoks për një shumicë absolute parlamentare dhe një qeveri e cila vërtet buron nga vota e qytetarëve.
Por, ajo votë është e fituar mbi premtimet elektorale të bazuara pastër në gënjeshtra dhe mashtrime ndaj elektoratit. Andaj, kjo qeveri nuk mund të quhet ndryshe, veç se “Qeveri e Mashtrimit””, potencon Haradinaj.

Ai thekson se, gjithçka, çdo përpjekje për të iniciuar ndryshimin pozitiv, është e barasvlershme me zero. Një demokraci e ngulfatur dhe e përdhunuar.

“Dhe, rrjedhimisht, sistemi ynë shtetëror vazhdon të manipulohet dhe të devijohet përmes krijimit të politikave dhe formësimit të rregullave, të cilat janë në favor dhe i shërbejnë vetëm një grupi të caktuar njerëzish në pushtet dhe të lidhur me pushtetin – pra, kapja shtetit nuk po ndalet.
Më 18 prill (e shtunë, në orën 14:00), protestohet për demokracinë, të drejtën, të vërteten, lirinë, dinjitetin, protestohet për shkapjen e shtetit.
Protestohet paqësisht, protestohet dinjitetshëm!
Andaj, në përputhje me shqetësimet qytetare, në frymë paqësore dhe të civilizuar, ftoj qytetarët që të takohemi nesër, në protestën gjithëpopullore, me fillim nga ora 14:00.
Dilni edhe ju!
Ftojini të gjithë ata që i njihni, të gjithë ata që ndjejnë përgjegjësi për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi”, thekson lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat