Kërkohet burgosja e hoxhë Irfanit. Ai deklaroi rrejshëm dhe po nxit urrejtje!

Kosova

Kërkohet burgosja e hoxhë Irfanit. Ai deklaroi rrejshëm dhe po nxit urrejtje!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 2 prill 2015 Në ora: 15:31

Deklaratat e njërit prej imamëve më karizmatik në Kosovë, hoxhë Irfan Salihut, se në Mesjetë në Kosovë ka pasë vetëm një për qind shqiptarë janë nënçmuese për tërë kombin shqiptar. Ai po bënë nxitje të urrejtës në mënyrë të pabazë si në aspektin shkencor ashtu edhe në atë Kuranor, vlerësojnë bashkëbiseduesit për gazetën “Bota sot”.

Sipas tyre, për deklarata të tilla, duhet që Prokuroria e Shtetit të Kosovës të bëjë hetime dhe ta burgosin hoxhë Irfanin për deklarata të rrejshme dhe për nxitje të urrejtjes.

Një teolog, brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, ka thënë në kushte anonimiteti për gazetën “Bota sot” se deklaratat e tilla nuk janë të përshtatshme me detyrën e hoxhës dhe moralin e ligjëruesit islam.

Ai thotë se ne jemi autokton dhe nga morali islam duhet thënë e vërteta.

“Ligjëratat te tilla s’janë aspak në përshtatje me moralin e të ligjëruarit islam dhe aspak nuk janë të përshtatshme me detyrën e hoxhës, por kuptohet se një gjë të tillë që ai e ka thëne s’ka të bëjë aspak me realitetin hiq dhe me të vërtetën. Ne kemi qenë jemi dhe do të jemi shqiptar prej ditës kur jemi krijuar në këtë tokë, pra jemi autokton dhe është nga morali islam të thuhet e vërteta, jo të manipulohet me të vërtetat dhe realitetin”, thotë teologu nga BIK-u.

Ndërsa, eksperti i çështjeve të sigurisë dhe ato të terrorizmit, Avni Islami, thotë se ligjëratat e imamit hoxhë Irfani, në të shumtën e rasteve janë irrituese dhe janë të pasakta dhe të pabaza si në aspektin shkencor, por edhe në atë Kuranor.

“Përgjegjës për ligjëratat e tilla, nuk është vetëm personi në fjalë, mirëpo është Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka lejuar dhe po lejon, jo vetëm ta ashtuquajturin hoxhë Irfanin, por edhe disa imam të tjerë të cilët dalin para xhematit dhe lëshojnë deklarata të pabaza. Unë mendoj se deklaratat e tilla të cilat në ligjëratën e fundit të tij, ku ai thotë se në Kosovë nuk kanë ekzistuar shqiptarët dhe ata mund të kenë qenë vetëm 1%, dhe se perandoria osmane i kishte sjellë këtu turqit është deklaratë nënçmuese për tërë kombin shqiptar”, thotë Islami.

Ai thotë se, hoxhë Irfani duhet t’i ndalohet përgjithmonë që të bëjë deklarata të tilla në shtëpinë e Zotit, dhe kërkon nga Prokuroria e Kosovës që të bëjë një hetim kundër tij, dhe ta burgos për deklarata të rrejshme dhe nxitje të urrejtjes.

“Prandaj, unë mendoj se ka bazë të mjaftueshmë që Prokuroria e Kosovës të hetojë hoxhë Irfanin rreth këtij incidenti do ta quaja, se si një imam para xhematit apo para popullit deklaron rrejshëm. Dhe se për deklarata të rrejshme dhe nxitje të urrejtjes mund të dënohet edhe me burgim. Unë mendoj se ky imam duhet të largohet nga aty ku është duke ligjëruar dhe imamit të tillë duhet t’i ndalohet përgjithmonë që të jap deklarata të tilla në vendet e shenjta apo në shtëpitë e Zotit, ku ato janë nën juridiksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës”, thotë Avni Islami për gazetën
“Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat