A rrezikohet rendi kushtetues me Gjykatën Speciale?

Kosova

A rrezikohet rendi kushtetues me Gjykatën Speciale?

Më: 2 prill 2015 Në ora: 10:52

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka thënë se Gjykata Speciale nuk do ta cenojë rendin kushtetues të Kosovës në rast se themelohet nga institucionet e vendore dhe se kjo gjykatë do të merret me raste individuale, assesi me përpjekjet kolektive për liri e pavarësi dhe me pastërtinë e luftës dhe të UÇK-së.

Por, krijimi i Gjykatës Speciale e cenon rendin kushtetues, thotë analisti politik Arbër Gashi.

Gashi për gazetën “Bota sot”, thekson se, krijimi i Gjykatës Speciale pas presionit ndërkombëtar dhe në formën si po bëhet tash cenon rendin kushtetues dhe krijon hapësirë për politizim të skajshëm e të panevojshëm.

“Gjykata Speciale ka qenë dashur të formohet nga institucionet e vendit menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Arsyet për themelimin e saj kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten preokupim nacional i gjeneratave të prekura nga lufta. Prandaj, fjalët e presidentes janë pjesërisht të sakta dhe ato përshkruajnë vetëm një pjesë të realitetit me të cilin do të ballafaqohemi në vitet e ardhshme. Pastërtia e luftës çlirimtare nuk mund të vihet në dyshim nga asnjë gjykatë. Por, kjo nuk do të thotë se Gjykata Speciale do të trajtojë edhe rastet që kanë të bëjnë me viktimat e panumërta shqiptare, me fatin e të pagjeturve dhe vrasjet e pasluftës”, thekson Arbër Gashi. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat