Jahjaga: Gjykata Speciale s’e cenon rendin kushtetues

Kosova

Jahjaga: Gjykata Speciale s’e cenon rendin kushtetues

Më: 2 prill 2015 Në ora: 08:05

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka thënë se duhet një konsensus i gjerë shoqëror për themelimin e Gjykatës Speciale.

Jahjaga në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka deklaruar se kjo gjykatë nuk do ta cenojë rendin kushtetues të Kosovës në rast se themelohet nga institucionet e vendore.

“Do të cenohej në rast se do të lejohej që një tjetër instancë ta krijonte Gjykatën Speciale, duke injoruar institucionet e vendit dhe duke funksionuar jashtë sistemit juridik të vendit”, është shprehur Jahjaga, duke shtuar se Gjykata Speciale do të merret me raste individuale, assesi me përpjekjet kolektive për liri e pavarësi dhe me pastërtinë e luftës dhe të UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat