Halimi: Vetëvendosje linçon njerëzit si në Kubë (Video)

Kosova

Halimi: Vetëvendosje linçon njerëzit si në Kubë (Video)

Më: 1 prill 2015 Në ora: 21:42

Ajnishahe Halimi, ish-koordinatore e VV-së në Skenderaj, ka theksuar se me këtë frymë ekstremizmi të majte, Vetëvendosje nuk mundet me marrë asnjëherë pushtetin.
Halimi këto komente i ka bërë në emisionin politiko-satirik 'Rrokum Roll', me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum.

Ajnishahe Halimi tha se zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes nuk janë legjitime, sepse mandati i Këshillit Drejtues pati skaduar.

Ajo tha se Vetëvendosje po i linçon njerëzit, duke shtuar se linçuesi më i madh është Dardan Molliqaj.

Sipas saj, mendësia e Vetëvendosjes është radikale, ekstremisht e majtë.

“Kjo kryesi ka filluar me linçime te anëtareve të caktuar, me perjashtime të koordinatoreve, me mbylljen e disa qendrave te Vetëvendosjes”, ka thënë ajo.

Në prezencë të Aida Dergutit dhe Ylli Hoxhës, Halimit i është thënë se nuk mundet me komuniku me Vetëvendosjen, sepse statusi i saj në Facebook ka ndikuar në media. Halimi ka rrëfyer se statusi i saj në Facebook ka qenë puna më e paktë që ka mundur me bë pas me situatës së keqe që ka përjetuar një ditë më pare, kur asaj Dardan Molliqaj iu ka drejtuar me 'rrence'!

Ajo ka theksuar se pavarësisht të gjithave, ndihet krenare me punën e saj, duke shtuar se ka bërë gjithçka për me rritë prezencën e Vetëvendosjes në Skenderaj.

“Mënyra se si po sillen me mua dhe me anëtaret tjerë që kanë mendim tjetër dhe të hapur nuk është asgjë pos primitivizëm. Duhet kuptuar se jetojmë në Kosovë e jo në Kubë” tha ajo.

Për Molliqajn ajo ka theksuar se ai i shkarkon ata që nuk e dëgjojnë, duke shtuar se ai e ka kapë këtë lëvizje dhe se këtë e dinë edhe Albin Kurti edhe Visar Ymeri.

“Pse po heshtin, nuk e kuptoj”, thotë ajo.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat