Mustafa dhe Veseli kërkojnë anëtarësim në KE

Kosova

Mustafa dhe Veseli kërkojnë anëtarësim në KE

Më: 1 prill 2015 Në ora: 18:48

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz Gallucci.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për bashkëpunimin e deritashëm dhe për përkrahjen që Këshilli i Evropës ka dhënë në avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe të demokracisë në Kosovë.

Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz Gallucci, vlerësoi progresin në Kosovë, dhe shprehu përkushtimin për përkrahjen që Këshilli i Evropës do t’i jap institucioneve të Kosovës në avancimin e mëtejshëm të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë.

Galluci është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Veseli dhe Gallucci biseduan për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe përmbushjen e detyrave për anëtarësim.

Në këtë drejtim, u tha në takim, janë shënuar hapa pozitivë. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës nënkupton respektimin e të drejtave të njeriut, zbatimin e ligjit dhe veprimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin e demokracisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat