Vlerësohet përkrahja e Emirateve të Bashkuara Arabe

Kosova

Vlerësohet përkrahja e Emirateve të Bashkuara Arabe

Më: 1 prill 2015 Në ora: 15:33

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, jorezidente në Kosovë, Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama.

Kryeministri Mustafa vlerësoi përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovën, duke shprehur vullnetin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu i uroi ambasadores sukses gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente në Kosovë.

Ambasadorja Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama shprehu përkushtimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të fuqizuar bashkëpunimin me Kosovën, duke shprehur angazhimin e saj për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat